75 Mall Live Search
18:41 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / L A

Presidenti i Comos flet rreth të ardhmes së Nico Paz: Gjithçka varet nga Reali

Nico Paz është padyshim një nga yjet e Comos.

Forma e tij në këto dy vitet e fundit, e forcoi skuadrën italiane ku po ashtu dhe e kualifikoi në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo e ardhmja e tij në Itali është në pikëpyetje, pasi që argjentinasi po përflitet për rikthim te Real Madridi, ku të cilët kanë dhe opsionin e riblerjes.

Rreth të ardhmes së tij foli dhe presidenti i Comos, Mirwan Suwarso i cili tha se varet nga klubi madrilen rreth kësaj çështje.

“Nico Páz të qëndrojë edhe një vit? Vetëm Real Madridi mund të vendosë. Ne po presim. Varet prej tyre”, u shpreh Suwarso./IndeksOnline/