75 Mall Live Search
17:06 / E Premte, 14 Mars 2025 / FR

Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rifai

Është vrarë udhëheqësi i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah Maki Musleh al-Rifai.

Këtë lajm e dha të premten kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Forcat irakiane të sigurisë, bashkë me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja që lufton kundër ISIS-it, e vranë Al-Rifain, i cili njihet edhe si Abu Khadija, shtoi kryeministri irakian.

Ish-udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, e kishte shpallur kalifatin mbi një pjesë të konsiderueshme të Irakut e Sirisë, më 2014 para se të vritej gjatë një operacioni të forcave special amerikane në pjesën veriperëndimore të Sirisë më 2019.

Komanda qendrore e SHBA-së tha në korrikun e vitit të kaluar se ISIS-i ka qenë duke u përpjekur që të “rikonstituohet pas disa viteve të kapaciteteve në rënie”.