75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 14 Mars 2025 / FR

Suspendohet polici që grushtoi një qytetar dhe një tjetër që mbajti armën në një aheng familjar

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për dy raste të ndryshme i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë, kurse rasti tjetri në Prishtinë.

Hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e policisë së kryeqytetit me dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Indeksonline ka siguruar pamje gjersa një pjesëtar i Policisë së Kosovës është filmuar duke grushtuar një qytetar në një pikë ndalimi në Prishtinë.

Raportohet se polici i përfshirë është pjesë e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sulmit ndaj qytetarit.

Ndërsa për rastin e dytë raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë në janar të këtij viti në një aheng familjar, hetuesit e IPK-së bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani, zyrtari policor është i dyshuar për dy vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” .

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me prokurorinë e shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dyja rastet./IndeksOnline/