75 Mall Live Search
10:45 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / L A

Djali i Jamie Carragher merr thirrjen e parë ndërkombëtare, por nuk do të luajë për Anglinë

Jamie Carragher sigurisht që është një nga futbollistët legjendar të Anglisë dhe Liverpoolit.

Mirëpo ndryshe nga ai, djali i tij James nuk do të ndjek hapat e babait pasi që është ftuar nga kombëtarja e Maltës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Finlandës dhe Polonisë.

Carragher, është i kualifikuar për të luajtur në këtë kombëtare përmes gjyshes së tij e cila është malteze.

Futbollisti, është aktualisht pjesë e skuadrës së Wigan Athletic e cila luan në ligën e tretë të Anglisë./IndeksOnline/