75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / G T

“Ropt jau ****”, çartet Faruk Statovci: A keni gjak shqiptar?

Skuadra e Rilindjes 1974 ka barazuar 1:1 ndaj Trepçës, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Partë të futbollit kosovar.

Në fundin e ndeshjes, trajneri i njohur Faruk Statovci u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Indeksonline

Ai u bë shumë nervoz dhe ofendoi të gjithë gjyqtarët, të cilët sipas tij nuk e ndanë mirë drejtësinë në fushë.

“Ropt jau ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptar”, ishin fjalët e Statovcit

Gjesti i tij josportiv pritet të dënohet ashpër nga Komisioni i Garave./Indeksonline/