Taylor dhe i dashuri i saj “bëhen” të gjallë pas një muaji, hyjnë në restaurant nga hyrja e pasme

Taylor Swift dhe Travis Kelce më në fund janë parë së bashku.
Çifti i njohur ka më shumë se një muaj që nuk janë parë bashkë në publik.
Ata dolën për një takim në New York të premten mbrëma, duke tentuar vazhdimisht të shmangin sytë e publikut.

Madje, restauranti ku shkuan për darkë, hapi dyert e pasme për të pritur çiftin që nuk hyri nga hyrja kryesore.
Ka kohë që Taylor dhe Travis nuk ishin parë në publik, me sportistin që nuk e kishte marrë mirë veten nga humbja që pësoi në finale të Super Bowl.
