Gavi: Për mua, Pedri e meriton të fitojë Topin e Artë

Mesfushori spanjoll, Gavi është një nga yjet e Barcelonës këtë sezon.
Ndonëse nuk luajti në pjesën e parë të sezonit pas lëndimit të tij që kishte pësuar në nëntor të vitit 2023, ai është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të formacionit të Hansi Flick.
Madje partneritetin e tij në mesfushë me Pedrin, po e krahasojnë me atë të legjendave si Xavi dhe Iniesta.
Gavi, për Pedrin nuk ndali lëvdatat e tij duke thënë se e meriton të fitojë Topin e Artë.
“Për mua, Pedri e meriton të fitojë Topin e Artë”. Nuk e di nëse do ta fitojë, sepse futbolli ndryshon shpejt, por ajo që na ofron Pedri është shumë e rëndësishme. Ai është i veçantë”, u shpreh Gavi./IndeksOnline/