75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 17 Mars 2025 / L A

Flet Simeone pas humbjes: Barcelona është skuadra që luan futbollin më të mirë

Atletico Madridi pësoi dy humbje të mëdha gjatë javës që lamë pas.

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, mbrëmë pësuan një humbje të madhe 2-4 pikërisht në “Metropolitano”.

Kjo humbje pa dyshim është një goditje për “Los Colchoneros”, në luftën e tyre për titull.

Mirëpo pas humbjes, Diego Simeone nuk kurseu lëvdatat për Barcelonën.

“E kam thënë edhe më parë dhe mund ta përsëris sot: Barcelona është skuadra që luan futbollin më të mirë”. “Është gjithashtu skuadra që kombinon lojën më të mirë ekipore dhe ka lojtarë të dalluar në nivel individual”, u shpreh Simeone.

Gara në La Liga po bëhet gjithnjë e më interesante, me Barcelonën që mori kreun me 60 pikë, aq sa Reali në pozitën e 2-të dhe Atletico që tashmë ka 4 pikë më pak./IndeksOnline/