75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 17 Mars 2025 / S Z

Arrestohet një person në Kukës, tentoi të fuste naftë të kontrabanduar përmes kufirit me Kosovën

Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar, pasi që tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë të kontrabanduar në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Ndërkaq në cilësi të provave materiale sasia e naftës dhe automjeti që transportonte atë, është sekuestruar

“Shërbimet e policisë kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor. Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”,  thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës.

Në njoftim po ashtu thuhet se shërbimet e policisë kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës,  në vijim të monitorimit të kufirit jeshil, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për kontrabandë me hidrokarbure.