Martohet në fshehtësi aktori i njohur, e dashura e tij 23 vjet më e re

Aktori Justin Theroux, ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston, u martua fshehurazi me aktoren Nicole Brydon Bloom, e cila është 23 vjet më të re se ai.
Fotot e siguruara nga “Daily Mail” tregojnë çiftin, duke kërcyer në një plazh në Meksikë, transmeton Indeksonline.
Mësohet se me ta ishte edhe qeni i Justinit, Kumbari, të cilin aktori e shpëtoi pas uraganit Harvey në vitin 2017.
Kujtojmë se çifti u njoh në vitin 2023 në një event të Netflix në klubin Zero Bond të Nju Jorkut. Verën e kaluar, paparacët i filmuan duke u puthur në darkë në restorantin “Altro Paradiso” në lagjen Soho të Nju Jorkut./Indekosnline/