75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 17 Mars 2025 / S Z

Sorensen: Qëllimi është shtyrja përpara e dialogut, kompromiset janë në dorën e palëve

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.

Ai para mediave pas takimit me Kurtin, tha se ishte një fillim i mirë.

“Ishte një takim prezantues dhe ne biseduam sesi procesi mund të vazhdojë dhe të lëvizim përpara dhe si i tillë ishte një fillim i mirë. Qëllimi ynë është që procesi të vazhdojë dhe të lëvizim përpara”, tha Sorensen.

Sorensen theksoi se pas Kosovës do të shkojë edhe në Beograd. I pyetur nga gazetarët se a mund të ketë kompromise, ai tha se kjo caktohet nga palët.

“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen.

Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, në të vërtetgë qendrave për punë sociale dhe postës.

Ai tha se duhet punuar që njerëzve t’u sigurohet shërbim i mirë.

“Duhet të punojmë të sigurohemi që njerëzit të shërbehen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, u shpreh Sorensen.