Milloshi është në sallën e operacionit në QKUK, grabitësi serb që u plagos sot në Prishtinë

Dy persona janë plagosur paraditën e sotme, gjatë një grabitje me armë zjarri në Veternik. Derisa njëri nga të plagosurit është dërguar menjeherë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë, i plagosuri tjetër i komunitetit serb Millosh Vukojeviq ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës për trajtim.
Por vetëm pak orë më vonë, ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendren Klinike Universitare.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për Indeksonlinen se Vukojeviqin e kanë sjellë në QKUK nga Spitali i Graçanicës në gjendje të rëndë rreth orës 12 dhe se ai tashmë është në reanimim në sallën operative.
“E kanë sjell mbas orës 12 në Emergjencë. Ai tashmë është në reanimim në sallën operative”, tha ai.
Ndërkaq dhe i plagosuri tjetër Fahri Ademi, i cili është pjesëtari i sigurimit është duke u trajtuar në QKUK. Ai orë më parë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe se tashmë pas operacionit gjendet në mjekim intenzis.
“ E ka kry operacionin dhe tashmë është në mjekim intenziv”, tha Çitaku./Indeksonline/