Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka ardhur koha që ne deputetët të veprojmë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky vendim është i padrejtë, i paligjshëm dhe jokushtetues.
Tutje Musliu Shoshi, ka thënë se është e papranueshme të lejojmë abuzimin e pushtetit nga një gjykatë që e kemi krijuar vetë.
Postimi i plotë: