75 Mall Live Search
08:16 / E Martë, 18 Mars 2025 / L A

Ish-kapiteni i Atleticos merr drejtimin e kësaj skuadre

Një ish-legjendë e futbollit i shtohet listës së lojtarëve që morën rrugën për t’u bërë trajner.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Atletico Madridit, Gabin i cili tashmë ka marrë detyrën e re si trajner i Real Zaragozës.

Kjo është edhe skuadra e tij e dytë që menaxhon pas asaj të Getafes, ku menaxhoi skuadrën e dytë.

Vlen të theksojmë se për të është një rikthim te kjo skuadër, pasi që kishte luajtur për Zaragozën në përiudhën 2007-2011.

Zaragoza, me ardhjen e Gabit do të tentojë të shmangë rënien në Ligën e tretë të Spanjës pasi që gjenden në pozitën e 18-të, 1 pikë më shumë se Eldense në vendin e 19-të./IndeksOnline/