Izraeli e sulmon Gazën në syfyr, raportohet për mbi 300 të vdekur

Gaza ka konfirmuar se të paktën 330 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi të forcave izraelite gjatë natës së kaluar në enklavë.
AFP-ja raporton se shumica e të vdekurve janë gra e fëmijë ndërsa qindra të tjerë janë plagosur “dhjetëra prej tyre në gjendje kritike”.
Qeveria izraelite i kishte dhënë Shtëpisë së Bardhë njoftim para se t’i niste sulmet, i ka thënë një zyrtar izraelit televizionit amerikan CBS.
“Izraeli, nga tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.