75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 18 Mars 2025 / AR

Shëndeti i Elton John-it po përkeqësohet, ai nuk mund të nënshkruajë më autografe

Elton John nuk mund të nënshkruajë më autografe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij, shkruan “Daily Mail”.

Këngëtari zbuloi në fund të vitit të kaluar se kishte humbur shikimin për shkak të një infeksioni në sy dhe tani gjendja e tij është përkeqësuar, transmeton Indeksonline.

Tifozët që blenë edicionin e kufizuar të albumit të tij të ri Who Believes In Angels? ata u paralajmëruan se firma e Eltonit nuk ishte më e njëjta.

Në vend të emrit dhe mbiemrit, këngëtari tashmë firmos emrin e tij vetëm me inicialen E dhe shkronjën x që nënkupton një puthje./Indeksonline/