Lajmërojeni policinë nëse e shihni këtë grua, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren.
“Personi kërkohet, për veprën penale: “Vjedhje” e cila ka ndodhur më 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor”, thuhet në thirrjen e policisë.
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 18 mars 2025
Drejtoria rajonale e policisë në Prizren-Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të sajë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i pa njohur N.N
• Personi kërkohet, për veprën penale: “Vjedhje” e cila ka ndodhur më 26.10.2023 në qendrën tregtare, e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, ta lajmërojë Policinë e Kosovës stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com