KDTP e Fikrim Damkës merr dy deputetë: Do të punojmë për interesat e Kosovës

Këshilli Konsultativ i Partisë Demokratike Turke të Kosovës mbajti një takim konsultativ nën kryesimin e Kryetarit të Partisë, Fikrim Damka.
Në takim janë diskutuar hapat e mëtejshme që do të ndërmerren gjatë periudhës së formimit të Qeverisë së ardhshme.
“Në Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, partia jonë duke marrë numrin më të lartë të votave në mesin e partive të komuniteteve, fitoi të drejtën për të përfaqësuar komunitetin Turk në Parlament me 2 deputetë. Si e vetmja parti e komunitetit turk në Kosovë, KDTP do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për unitetin, të ardhmen dhe interesat e Kosovës, ashtu siç ka bërë deri më tani.
Gjithashtu, në përputhje me Programin dhe Statutin e vetë, partia jonë do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësinë e përfaqësimit në përputhje me pritshmëritë dhe nevojat e komunitetit turk në Parlament si dhe në Qeveri.
Sipas Kushtetutës, bazuar në rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në vendin tonë, partisë politike fituese me më së shumti vota do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë nga Presidentja në ditët në vijim.
Duke u drejtuar opinionit publik me respekt të plotë, ju informojm se qëndrimi i partisë se, ashtu siç ka qenë gjatë katër viteve të fundit, KDTP-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdoj të ndërmarr çdo hap konstruktiv për të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës si dhe të punoj me plotë përgjegjësi në drejtim të plotësimin e nevojave të komunitetit Turk në Kosovë” thuhet në njoftimin e Partisë Turke, KDTP./Indeksonline/