75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 18 Mars 2025 / MSH

Kujt i bën më së shumti “dëm” Barcelona?

Është vetëm 17-vjeçar, por Lamine Yamal është shndërruar në personin që e bën diferencën te Barcelona.

“Katalunasit” janë duke kaluar një sezon për t’u mbajtur mend dhe rol jetik në të është duke pasur pikërisht Yamal, shkruan IndeksOnline.

Talenti spanjoll, së fundmi, ka bërë një deklaratë interesante rreth asaj se si e sheh rivalin historik të ekipit, Real Madridin.

“Jemi ekipi që i bën më së shumti dëm Real Madridit, dhe e kundërta”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se as “Los Blancos” nuk bëjnë më pak karshi Barcelonës.

Në një intervistëpër “Sport”, Yamal ka shpalosur edhe pikëpamjet e tij rreth Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, tani që Liverpool-i është jashtë garës. Ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip, ne jemi një familje… dhe nuk jemi njësoj si një vit më parë kundër PSG-së”, tha ai.