75 Mall Live Search
18:54 / E Martë, 18 Mars 2025 / Gj. Sh

Ka të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj

IndeksOnline më parë raportoi për një aksident trafiku në autostradën ”Arben Xhaferi”.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.