75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 18 Mars 2025 / Gj. Sh

Debutimet tek Anglia, 10 trajnerët e fundit kanë triumfuar…

Tomas Tuhel ka një statistikë që duhet ta respektojë dhe që në fakt e bën të ndihet i qetë përpara ndeshjes me Shqipërinë.

Dhjetë trajnerët e fundit kanë arritur që të fitojnë ndeshjen debutuese në krye të “Tre Luanëve” dhe ai do të kërkojë që ta çojë në 11 numrin e tyre.

Është një rekord që është vendosur prej 43 vitesh, kur në fakt në 1982 Bobi Robson barazoi 1-1 me Danimarkën në ndeshjen e tij të parë.

Pastaj të tjerët nuk kanë zhgënjyer. Por ka edhe nga ata që kanë dështuar në sfidën e parë dhe bëhet fjalë për Sër Alf Ramsejn që ka humbur ndaj Francës në vitin 1963. Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje më përpara duke fituar 6 të mëparshmet, kështu që për kuqezinjtë është një tabu që duhet thyer.