75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 18 Mars 2025 / MSH

Një gjykatës federal bllokon mbylljen e USAID-it

Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në një vendim të martën, gjykatësi Theodore Chuang tha se përpjekjet, të udhëhequra nga Departamenti për Efiçencën e Qeverisë (Doge) i aleatit të Trump, Elon Musk, ka të ngjarë të shkelin kushtetutën e SHBA “në mënyra të shumta”.

Chuang urdhëroi Doge të rivendoste aksesin në kompjuterët dhe sistemet e pagesave të USAID-it për punonjësit, duke përfshirë ata që ishin lënë në pushim.

Gjyqtari gjithashtu vendosi që largimi i punonjësve të USAID-it duhet të ndalet, por nuk urdhëroi rikthimin e punonjësve të vendosur më parë në pushim.