Arrestohet një armen – hyri ilegalisht në Kosovë

Një shtetas i Armenisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:40.
I dyshuari u arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në kufirin për të hyrë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”./IndeksOnline/