75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / A. M.

Zëdhënësi i Kremlinit: Putini dhe Trumpi e kuptojnë mirë njëri-tjetrin

Momente pas konferencës së përbashkët për shtyp të Zelenskyt me presidentin finlandez, Moska foli për sulmet e mbrëmshme gjatë konferencës së saj të rregullt me ​​gazetarët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Ukrainën se nuk respekton pauzën 30-ditore në goditjen e infrastrukturës energjetike të njëri-tjetrit. Ai tha se Kievi ishte përpjekur të godiste infrastrukturën energjetike të Rusisë gjatë natës.

Peskov tutje shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump “i besojnë njëri-tjetrit” dhe se duan të normalizojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Presidentët Putin dhe Trump e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë të lëvizin gradualisht drejt normalizimit të lidhjeve”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit, raporton BBC-i.