Rezultatet mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme, nëse Supremja nuk ndryshon vendimin e PZAP-së

Eugen Cakolli nga KDI ka njoftuar se PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore, duke theksuar se ato nuk kishin prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar rinumërimin apo anulimin e votave.
Ai theksoi rëndësinë që pretendimet për parregullsi të mbështeten në prova bindëse dhe jo thjesht hamendësime.
Cakolli shtoi se subjektet politike kanë 48 orë për të apeluar në Gjykatën Supreme, e cila ka 96 orë për të marrë vendimin përkatës.
Sipas tij, rezultatet mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme, nëse Supremja nuk ndryshon vendimin e PZAP-së./Indeksonline/