75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 20 Mars 2025 / MSH

Arrestohet një posedues kokaine në Ferizaj, policia i sekuestron veturën, dy armë dhe narkotikët

Një person u arrestua dje në Ferizaj, pasi në veturën e tij u gjet sasi narkotikësh.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, së pari u gjet substancë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë, në veturën e të dyshuarit.

Më pas, u kryen bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku u gjeten armë, kokainë e para.

“Si prova materiale në total janë konfiskuar: një pistoletë pa municion, një pushkë gjuetie, tri qese me narkotikë të llojit kokainë, në peshë prej 5.37 gramë, 1025 € para kesh, tri kartela bankare, dy telefona dhe vetura e tij me targa vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “Blerje, shtije dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve”./IndeksOnline/