75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 20 Mars 2025 / FR

Gjendet një minahedhës në këtë fshat të Prizrenit

Të mërkurën rreth orës 18:50, është raportuar se është gjetur një mjetë shpërthyes në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti përkatës policor kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim EOD-së (FSK-së) kanë bërë shpërthimin e mjetit (predhë  e minahedhësit).

Rasti ka kaluar pa incident.

“Fsh. Malësi e Re, Prizren  19.03.2025 – 18:50. Një mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë gropimit në një fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim EOD-së (FSK-së) kanë bërë shpërthimin e mjetit (predhë  e minahedhësit ) në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/