Romancat dhe ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë, çka fshihet pas skenës?

Bota e showbizit shqiptar është gjithmonë e mbushur me histori dashurie, romanca të papritura dhe ndarje që tronditin publikun. Çdo lëvizje e VIP-ave ndiqet me vëmendje nga fansat dhe mediat, duke e bërë jetën e tyre sentimentale një nga temat më të diskutuara.
Dashuri që nisën me bujë dhe përfunduan në heshtje.
Shumë personazhe të njohur kanë përjetuar histori dashurie që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, shkruan Indeksonline.
Nga lidhjet e konfirmuara në intervista e deri te dedikimet romantike në rrjetet sociale, disa marrëdhënie janë dukur perfekte deri në momentin që gjithçka është shembur.
Një nga ndarjet më të komentuara vitet e fundit ka qenë ajo e Xhensila Myrtezajt me Bes Kallakun dhe Arbenita Ismajli me Feron, të cilët fillimisht u shfaqën si çifti ideal, por më pas befasuan me një ndarje të papritur.
Romancat sekrete që dolën në dritë
Shpesh, VIP-at shqiptarë përpiqen t’i mbajnë lidhjet e tyre private, por paparacët dhe fansat nuk lejojnë që sekretet të zgjasin shumë. Kohët e fundit, kanë dalë publikisht me të dashurit e tyre, këngëtarja Kida me Ajbin si dhe Fero me të dashurën e re, i cili nuk vonoi shumë pas ndarjes nga Arbenita, duke krijuar lidhje të re.
Si ndikojnë ndarjet dhe lidhjet në karrierën e tyre?
Historia ka treguar se disa personazhe janë bërë edhe më të famshëm pas një ndarje të bujshme, ndërsa të tjerë janë tërhequr nga vëmendja publike.
A ndikon një histori dashurie në suksesin e tyre profesional? Për shumë artistë, po!
Në mediat rozë, romancat dhe ndarjet do të mbeten një nga temat më të diskutuara në mediat rozë. Kush do të jetë çifti i radhës që do të befasojë publikun? Mbetet për t’u parë./Indeksonline/