75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 20 Mars 2025 / MSH

Trumpi sot do të “eliminojë” Departamentin e Arsimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv këtë pasdite, që eliminon Departamentin e Arsimit.

Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Trumpi do të marrë pjesë në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë në orën 16:00 dhe do të nënshkruajë një urdhër që udhëzon sekretaren e Arsimit, Linda McMahon, që të “ndërmerrë të gjithë hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen e Departamentit të Arsimit dhe kthimin e Autoritetit Arsimor të Shtetet, duke vazhduar të sigurojë ofrimin efektiv dhe të pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve në të cilat mbështeten amerikanët.

Vetëm Kongresi mund ta mbyllë zyrtarisht këtë departament.

Por, Trumpi mund të lëvizë për ta bërë pothuajse të pamundur për punonjësit kryerjen e punës së tyre, duke zvogëluar madhësinë e agjencisë ose të reduktojë ndjeshëm shpenzimet.

Politikat e sipërpërmendura, Trumpi i kishte aplikuar edhe me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.