Aktorja e njohur tregon se si duket pa grim, habitën fansat

Aktorja Amanda Seyfried, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmat Mamma Mia, Les Misérables dhe Mean Girls, i ka gëzuar fansat me një video në të cilën ka treguar se si duket pa grim.
Aktorja 39-vjeçare tregoi pamjen e saj natyrale në një video të fundit të Tik-Tok për revistën “Vogue”, transmeton Indeksonline.
Ajo zbuloi se kishte 20 vjet që po luftonte me skuqjen inflamatore të lëkurës.
“Ju mund të jeni duke menduar: “Çfarë është kjo në fytyrën e saj?”. Kur isha 19 vjeç, fillova të më shfaqet një skuqje,” tha ajo në video, duke shtuar se ka kaluar 20 vjetët e fundit duke kërkuar këshilla nga dermatologët. Në video, ajo lau fytyrën dhe shpjegoi se si është e mundur të trajtohet një skuqje dhe të mbulohet në të njëjtën kohë.
Ajo tregoi se si duket rutina e saj e grimit dhe e kujdesit të fytyrës, e cila përfshin toner, serum dhe korrektor të aplikuar mbi një krem shërues.
Aktorja tregoi rezultatin përfundimtar dhe bërtiti: “E shihni sa e lehtë ishte? Nuk kam nevojë të heq qafe skuqjen time – as nuk do të dija si ta bëja”.
“Pa mbushës, pa botoks, madje as një filtër, kjo është kaq e rrallë nga dikush në këtë industri”, “Faleminderit për këtë video” dhe “Lëkura ime duket si e saj” janë vetëm disa nga komentet./Indeksonline/
@voguemagazine In the latest installment of Vogue’s #BeautySecrets, #AmandaSeyfried opens up about her skincare journey including her struggles with #Eczema ♬ original sound – Vogue