Zemaj takohet me kryetarin ushtarak të NATO-s, u vlerësua për kontribut dhe koordinim të vazhdueshëm për paqen

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, gjatë ditës u prit në një takim nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralit Giuseppe Cavo Dragone (Chair of the Military Committee – CMC NATO).
Zemaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se e falendëroj për mbështetje dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nder vite, si dhe përkrahjen e madhe dhe të pandërprerë nga të gjitha strukturat ushtarake të NATO-s.
“Sot, ishte një nder jashtëzakonisht i madh që, në kuadër të takimeve përmbyllëse, me ceremoni të veçantë u prita nga ana e autoritetit më të lartë ushtarak të NATO-s, kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralit Giuseppe Cavo Dragone (Chair of the Military Committee – CMC NATO).
Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetje dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nder vite, si dhe përkrahjen e madhe dhe të pandërprerë nga të gjitha strukturat ushtarake të NATO-s, me theks të veçantë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s”, ka shkruar Zemaj.
Ndërsa ka shtuar se u vlerësua për kontributi dhe koordinimi i vazhdueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht puna jonë e përbashkët që ka mundësuar që Kosova të jetë e pranishme dhe e përfshirë në nivelet më të larta të NATO-s.
Në shenjë mirënjohje, Zemaj ka pranuar një dhuratë “Shenjat e Admiralit”, e cila si një vlerēsim qe përveç punës me komponenten civile dhe diplomatike në NATO.
“Në shenjë mirënjohjeje, nga CMC Admirali Cavo DRAGONE pranova me emocion të veçantë dhuratën “Shenjat e Admiralit”, e cila si një vlerēsim qe përveç punës me komponenten civile dhe diplomatike në NATO, gjithashtu edhe për mbulimim dhe trajtimin e të gjitha çështjeve ushtarake mes vendit tonë në të gjitha takimet me strukturat ushtarake të NATO-s, përfshirë edhe takimet me Përfaqësuesit e vendeve aleate në Komitetin Ushtarak”, ka shkruar Zemaj./IndeksOnline/