Në kryeqytet kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore

Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë ka vazhduar sot operacionet në qendrën e qytetit, përfshirë Rrugën Ndue Përlleshi, Dardaninë, sheshet kryesore dhe zonat përreth.
Sipas njoftimit përgjatë ditës së enjte janë kapur gjithsej 34 qen endacakë.
Po ashtu është bërë e ditur se ata janë transportuar në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Ndarja sipas zonave:
-Rr. Ndue Përlleshi: 5;
-Sheshet kryesore: 2;
-Parku i qytetit: 1;
-Xhamia e Llapit: 4;
-Emshir: 4;
-Ulpiana: 3;
-Zonat afër sheshit: 4;
-Sheshi: 1;
-Katedralja: 1;
-Biblioteka: 1;
-Lagjja e Spitalit: 2;
-Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6./Indeksonline/