75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Vesel Demaku debuton me Kosovës

Futbollisti Vesel Demaku, ka bërë debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Demaku u inkuadrua nga selektori Franco Foda me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes me Islandën.

Ai e zëvendësoi Valon Berishën, i cili kishte disa probleme në pjesën e parë dhe i cili po ashtu u ndeshkua me karton të verdhë./IndeksOnline/