75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 21 Mars 2025 / S Z

Maliqi: Zvarritja e procesit zgjedhor po u shkon për shtati gjitha partive, më së shumti Vetëvendosjes

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po u shkon për shtati gjitha partive politike, por më së shumti partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

‘’Të gjithëve po u konvenon zvarritja e procesit zgjedhor, por më së shumti partisë në pushtet’’, thotë ai.

Sipas Maliqit, VV-ja nuk ka gjetur ndonjë mënyrë demokratike për të diskutuar me të tjerët.

‘’Ashtu është rezultati sepse nuk ka fitues të qartë. Vërtetë mundësitë janë të mëdha, por partitë opozitare s’janë gati të bashkëpunojnë VV-në dhe VV-ja nuk e ka gjetur asnjë fushatë a mënyre demokratike’’ thotë ai.

Analisti Maliqi, potencon se tashti VV-ja po shikon të gjejë dhe ta ‘’kapë’’ ndonjë deputet të opozitës.

 ‘’Tash shikon me gjete ndonjë mënyre tjetër për të kapur ndonjë deputet të partive të tjera, kështu ka bërë edhe më parë, por tani e ka më vështirë’’, tha ai./Frontonline/