75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 21 Mars 2025 / Z S

Thaçi vendos kurorë me lule: Te varri yt erdha i fundit babë, para meje erdhën mijëra qytetarë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet momentalisht te varrezat në Burojë te Drenicës ku vendosi kurorë lulesh mbi varrin e babait të tij i cili u varros të martën.

Gjykata Speciale nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tri ditësh ai është lejuar ta vizitojë varrin e të atit. 

E gjatë vizitës Thaçi vendosi edhe një kurorë me lule me një mesazh shumë prekës.

”Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ishte mesazhi në kurorën e vendosur nga Thaçi./Indeksonline/