“Tre Luanët” shënojnë fitore ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel e ka nisur me fitore aventuren te Kombëtarja e Anglisë.
”Tre Luanët” në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, shënuan fitore në ”Webley” ndaj Shqipërisë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Myles Lewis-Skelly i dha epërsinë Anglisë, me golin e shënuar në minutën e 20-të.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, në minutën e 77-të.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e luan në ”Arenën Kombëtrae” në Tiranë, të hënën me 24 mars ndaj Andorës, ndërsa Anglia është nikoqire e Letonisë./IndeksOnline/