Bellingham komenton lojën e Shqipërisë

Kombëtarja Shqiptare nisi kualifikueset e Botërorit me humbje 2-0 ndaj Anglisë në “Wembley”.
Ndër më të mirët në fushë mbrëmë ishte ylli i Real Madridit, Jude Bellingham.
Ai e komentoi lojën e Shqipërisë, duke thënë se ka qenë e vështirë të luash me një kundërshtar të tillë.
“Kishim ide të qarta se çka donimi të bënim dhe si të luanim. Është e vështirë kundër një ekipi që qëndron kaq prapa. Në përgjithësi iu përmbajtëm mirë planit, patëm një javë të mirë stërvitore. Një fitore e mirë për të filluar epokën e re”, ka thënë Bellingham.
“Kuqezinjtë”, ndeshjen e radhës do të jenë nikoqir i Andorrës, me ndeshjen që zhvillohet të hënën në orën 20:45./IndeksOnline/