Vivien tregon hapur ndërhyrjen estetike, del nga spitali ditën e dytë

Ndryshe nga shumë emra të njohur të showbiz-it që zgjedhin heshtjen, mohojnë çdo ndërhyrje dhe preferojnë të mbajnë të fshehtë çdo vizitë në klinikat estetike, Vivien Thano, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, ka zgjedhur një qasje krejt të ndryshme – atë të transparencës.
Në një veprim që mund të cilësohet si i guximshëm për një figurë publike, Vivien ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë procesin e një ndërhyrjeje estetike. Bëhet fjalë për ridimensionimin estetik të veshëve – një procedurë që zakonisht mbahet nën radar, por që Vivi e ka sjellë pa filtra në rrjete sociale.
Procesi, sipas saj, ka shkuar mirë dhe ndonëse është ende herët për rezultate përfundimtare, Vivien shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe dukshëm e kënaqur me vendimin e marrë.
