Arrestohet një shtetase e huaj në Gjilan për përpunim narkotikësh

Një shtetase e Sllovakisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me një rast të prodhimit dhe përpunimit të paautorizuar të narkotikëve.
Arrestimi është kryer, më 23 mars 2025, ndërsa rasti lidhet me një ngjarje të 19 dhjetorit 2024, në fshatin Sllakoc, Gjilan.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./IndeksOnline/