75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 24 Mars 2025 / S Z

FSK-ja do të mbajë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës, komuna i njofton qytetarët

Bazuar në planin e stërvitjeve nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrime ushtarake, në zonën e Cernushës në Komunën e Mitrovicës.

E Komuna e Mitrovicës ka bërë një njoftim  lidhur me ushtrimin e FSK-së, duke i njoftuar qytetarët se do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Njoftimi do  të shërbejë për qytetarët, për të shmangur çdo pasiguri.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës./Indeksonline/