75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 24 Mars 2025 / Z S

Hamza: Falë sakrificës tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë

Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës.

”Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë”, ka shkruar Hamza.

No photo description available.

Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë, ka shtuar Hamza./Indeksonline/