Detaje të reja nga krimi i rëndë në Vushtrri: “Ka punuar moti aty, nuk janë asgjë mes veti”

Vendi ku dyshohet se ka ndodhur vrasja e një gruaje dhe më pas vetëvrasja e autorit, vazhdon të jetë i rrethuar nga forcat e mëdha të Policisë së Kosovës.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po raporton në kohë reale për detajet e reja rreth këtij krimi që ka tronditur Vushtrrinë.
Një familjar ka deklaruar se viktima, gruaja, ka punuar për një kohë të gjatë në furrën e bukës.

“Ka punuar moti aty, që një kohë. Nuk kanë pasur asgjë mes veti. Kaq mund t’ju them”, ka thënë shkurt një familjar për IndeksOnline.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.