75 Mall Live Search
23:12 / E Hënë, 24 Mars 2025 / Z S

Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përkujtuar përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe më 24 mars 1999.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko e përshkroi këtë ditë historike me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Don’t… again!” (Mos… kurrë më!).

Ai theksoi se kjo ishte dita kur NATO ndërhyri për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, duke ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

May be an image of 3 people and text

Sot, 25 vite pas këtij momenti vendimtar, ndërhyrja e NATO-s mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të gjithë rajonit.