Raportohet për të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur çaste më parë, në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, sakaq në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet policore.
Ndërkohë, “Nacionale” ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku i shtrirë në tokë dyshohet të jetë një person.
