75 Mall Live Search
23:16 / E Martë, 25 Mars 2025 / MSH

Rrethohet me shirita të policisë vendi ku pati të shtëna në Prishtinë (Pamje)

Shirita të sigurisë janë vendosur nga njësitet e policisë, të cilat dolën në vendngjarje sonte me të marrë informacionin për të shtëna me armë.

Raportohet se në rrugën “Rrustem Hyseni”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, një person është plagosur me armë zjarri, raporton IndeksOnline.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë detaje shtesë deri në publikimin e artikullit.