Vërmicë/ Prangoset një shtetas shqiptar, posedonte narkotikë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi policia i gjeti substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, marihuana e konfiskuar ishte me peshë prej 5.81 gramësh.
Tek i dyshuari u gjet edhe një grinder dhe një pako me rizlla, të cilat po ashtu u konfiskuan.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti u iniciua si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/