75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / L K

Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

Dy persona të maskuar kanë shtënë mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”. Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit.

I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.

Indeksonline ka siguruar foton e Gashit që vazhdon të jetë në arrati.

Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve./Indeksonline/