75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / mp

Gjendja e personit që u plagos mbrëmë është stabile, pritet intervenimi në plagën e tij në këmbë

Drejtori i Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi, ka thënë që personi që mbeti i plagosur mbrëmë në Prishtinë është në gjendje stabile dhe se po përgatiten për të intervenuar në këmbën e tij të majtë ku e ka marrë plagën më të madhe.

“Në Klinikën e Ortopedisë është shtrirë një person i moshës 40-vjeçare me plagë armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbëve, të ekstremiteteve”, ka thënë Gashi.

“Për momentin gjendja e tij është stabile. Planifikohet intervenimi në njërën këmbë, në këmbën e majtë, këmba e djathtë e ka një plagë tejshkuese por për momentin gjendja është stabile”.

“Është dhanë ndihma e parë, jemi në proces të përgatitjes për intervenim operativ. Është bë një intervenim preliminar”.