75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh

Pronarët e PSG-së dëshirojnë të blejnë aksionet e skuadrës së njohur spanjolle

Qatar Sports Investments, të cilët janë pronarë të PSG-së, aktualisht po shqyrton mundësinë e blerjes së një klubi të njohur spanoll.

Bëhet fjalë për klubin e Malagas, i cili garon aktualisht në divizionin e dytë, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse QSI kanë shfaqur interesim për blerjen e Malagas në vitin 2023, tahsmë mundësitë janë rritur.

Klubi andaluzian i përket grupit spanjoll të hoteleve dhe pasurive të paluajtshme BlueBay (49%) dhe biznesmenit katar Abdullah Al Thani.

Raportohet se arsyet pse QSI dëshiron të blej aksionet e Malagas janë: historia e klubit, rinovimi i stadiumit, statusi i tij si qyteti pritës për Kupën e Botës 2030, cilësia e qendrës stërvitore dhe atraktiviteti i qytetit, një nga më turistikët në Spanjë./IndeskOnline/