75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Furnizimi me material për një pajisje, Spitali i Gjakovës jep tender 43 mijë eurosh

Spitali i Gjakovës i ka dhënë një kompanie tenderin në vlerë prej 43 mijë e 150 eurosh, për t’u furnizuar me material shpenzues për laparaskop.

Kontrata midis Spitalit të Gjakovës dhe kompanisë “Solution D Medical” është njoftuar të nënshkruhet sot dhe do të zgjasë për një vit, shkruan IndeksOnline.

Kontrata përfshin blerjen e instrumenteve kirurgjike.

Pavarësisht se u pranuan dy tenderë për këtë shërbim, përzgjedhja është bërë në bazë të çmimit më të ulët të ofertuar.

Procedura për ofrim ka qenë e hapur dhe kontrata qëndron e plotë, pa u ndarë në pjesë.